Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit të Kosovës

Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit të Kosovës

12:49

Pasi e përfundoi fjalimin, kryeparlamentari Kadri Veseli e mbylli seancën konstituive ndërsa ftoi nënkryeyarët për një takim për ta koordinuar seancën e ardhshme.

12:46

“Ky Kuvend do të jetë vend i kompromiseve e jo i gjuhës përjashtuese”, tha Veseli.

Një pjesë të fjalimit ai e mbajti edhe në gjuhën serbe.

“Do të punojmë me përkushtim që të miratojmë ligje në të mirë të qytetarëve të Kosovës… Ky do të jetë Kuvendi që do t’i themelojë Forcat e Armatosura të Kosovës”, u shpreh Veseli.

12:40

Kadri Veseli mori drejtimin e seancës ndërsa deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje u larguan nga seanca kur ai doli në foltore për ta mbajtur fjalimin e parë si kryetar i Kuvendit.

12:25

Kryesuesja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina e shpalli të hapur seancën e Kuvendit në të cilën do të zgjidhet kryetari dhe kryesia.

Deputeti i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka propozuar Kadri Veselin përt postin e kryetarit të Kuvendit.

Kuçi e prezantoi Veselin si themelues të UÇK-së, ndërsa Xhavit Halitin për postin e nënkryetarit.

Veseli mori 71 vota për, 42 votuan kundër tij, ndërsa 1 abstenoi.

Xhavit Haliti, Sabri Hamiti e Glauk Konjufca u zgjodhën nënkryetarë të Kuvendit.