A e Korruptoi EULEX-i Vetveten?

Ekipi ligjor i dërguar nga Bashkimi Evropian në Kosovë për ta luftuar korrupsionin e shfrenuar në vend mund të ketë rënë vetë viktimë e kësaj dukurie.

Misioni i BE-së për sundimin e ligjit, i krijuar për të ndihmuar në frenimin e korrupsionin dhe krimit, po përballet me akuzat se kanë tretur edhe më tej besimin e publikut kosovar në organizatën tashmë jopopullore.

EULEX po akuzohet se një nga gjyqtarët ndërkombëtarë mori ryshfet për të liruar një të pandehur – dhe se organizata priti një vit për të hetuar akuzat. Për shumë njerëz në shtetin e ri ballkanik, kjo konfirmon dyshimet se EULEX-i është bërë pjesë e problemit për rregullimin e të cilit është ftuar në Kosovë.

Pretendimet për ryshfet nuk janë provuar, por episodi “ka ripërtërirë debatin në lidhje me llojin e drejtësisë që organizatat ndërkombëtare mund ta ofrojnë në Kosovë”, thotë Besa Shahini, analiste për Iniciativën Evropiane për Stabilitet në Prishtinë.

“Ashtu si besimi në EULEX vazhdimisht po ulet, ky skandal mund të jetë vetëm kashta e fundit për të prishur atë plotësisht,” tha Shahini.

BE-ja e themeloi EULEX-in në vitin 2008, viti kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia gati një dekadë pasi NATO ndërhyri në një konflikt në mes të dy vendeve. BE dërgoi gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë për të gjykuar rastet e rëndësishme të korrupsionit, krimit të organizuar dhe krimet e luftës dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një force policore të besueshme dhe të institucioneve ligjore.

Por nuk janë të paktë ata që mendojnë se EULEX-i nuk hetoi rastet e mëdha kundër figurave të rëndësishme për arsye politike.

Bamieh alarmoi eprorët e saj, por nuk kishte asnjë hetim. Një vit më pas, ajo akuzoi të njëjtin gjyqtar, Francesco Florit, se ka pranuar një ryshfet prej rreth 300 mijë euro në këmbim për pafajësinë e tre personave. Megjithatë, vetëm një nga të pandehurit u lirua, dhe familjarë të dy të dënuar ankohen gjykatësi ishte rigoroz ndaj tyre.

Bamieh thotë se ajo ishte dënuar nga eprorët pas ankesës së saj dhe përfundimisht ishte larguar nga puna e saj. Kontrata e saj nuk u rinovua këtë vjeshtë, kur EULEX pakësoi stafin e tij.

“Unë besoj se EULEX-i ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në Kosovë, por duhet të jetë një EULEX i  hapur, dhe transparent, një EULEX i cili jep llogari dhe është i përgjegjshëm për të gjitha veprimet e tij,” tha ajo në një intervistë.

Çfarëdo rezultati i hetimit të pavarur të BE-së, pasojat nga skandali mund të pengojnë aftësinë e EULEX-it për të sjellë raste, sepse mungesa e besimit pengon bashkëpunimin e dëshmitarëve. Misioni i drejtësisë tashmë është drejt fundit të tij në Kosovë – ata kanë ndaluar pranimin e raste të reja këtë vit dhe pritet të përfundojë në vitin 2016.

Megjithatë, efekti i këtij skandali mund të zgjasë edhe më tej, thotë Shahini. Sipas saj, efekti do të ndikojë edhe në gjykatën speciale që do të formohet vitin e ardhshëm për krimet e dyshuara të luftës të kryera nga UÇK në Kosovës gjatë luftës në Kosovë në fund të viteve 1990.

“Kjo i ka paraprirë dështimin Gjykatës special ende pa u themeluar,” thotë ajo.

Tekst i marrë me shkurtime në Christian Science Monitor