Të Gjitha “Vijat e Kuqe” Parazgjedhore

Gjashtë muaj më vonë, premtimet parazgjedhore duken shumë të largëta për ata që i kanë thënë ato.

Shumë nga ato zotime që përfaqësues të partive kishin bërë në qershor të këtij viti gjatë një debati parazgjedhor në ciklin debateve “Debat Penime” në emisionin “Jeta në Kosovë” duket se nuk do të mbahen, pasi këto vija tashmë janë zhdukur.

Vetëvendosje kishte deklaruar kohë me parë se nuk do të hyjë në koalicion me parti që kanë të kaluar jo të pastër, përkundër lëndëve që i kanë dërguar në Prokurori prapë kanë një koalicion të përbashkët me Lidhjen Demokratike.

LDK kishte deklaruar që nuk do të bëjë koalicion me PDK-në.

Pak ditë para debatit, Behxhet Pacolli i AKR-së kishte ftuar në darkë në mjedise të ndryshme të shtëpisë së tij edhe Isa Mustafën e LDK-së edhe Hashim Thaqin e PDK-së ishtendarë ngatë gjithë pa arritur një marrëveshje që do të rezultonte me futjen e AKR-së në ndonjë koalicion parazgjedhor.

Dardan Gashi nga AKR-së në debatin për qeverisje të mirë në qershor të këtij viti tha  se nuk kanë vijë të kuqe për koalicion me asnjëren parti dhe se janë të hapur për bashkëpunim paszgjedhor.

“Të vetmit ne jemi që nuk kemi bërë kurfar vije të kuqe sepse programi është me rëndësi edhe me vetëvendosjen do të ishim të gatshëm nëse pajtohen me programin ekonomnik qoftë edhe me Vetëvendosjen” u shpreh ai me 5 qershor të këtij viti.

Nga ana tjetër, Ardian Gjini nga AAK u shpreh se thirrja e Pacollit nuk do të bënte punë për partinë e tij pasi që, sipas tij, AAK kurrë nuk do të bënte koalicion me AKR-në.

“Kemi qenë tepër të qartë se PDK dhe AKR duhet të dalin në opozitë”, thoshte Gjini.

Nga ana tjetër Memli Krasniqi nga Partia Demokratike i dha aq shumë fuqi partisë në të cilën bënë pjesë duke thënë se nuk ka shancë që ndonjë parti të pranohet në koalicionin e tyre e të mos pranohet me programin që ata kanë.

“Ne jemi parti që nuk kemi vija të kuqe”, thoshte Krasniqi.

Madje ai tha se PDK nuk ka vija të kuqe as me Vetëvendosjen, gjë që u prit me ironi nga përfaqësuesi i kësaj partie në debat, Visar Ymeri.

E Ismet Beqiri tha se LDK u mundua ta ndihmojë Behgjet Pacollin të lirohet nga shantazhet e PDK-së.

“Ne do të qeverisim, por në asnjë mënyrë në asnjë rrethanë me Partinë Demokratike të Kosovës”, u shpreh Beqiri gjate debateve zgjedhore.

Ndërsa tha se nga përvoja e keqe këto dy parti nuk do mund të punojnë kurrë bashkë.

“LDK do të qeverisë pa Partinë Demokratike”, tha Beqiri që e vlerësonte veten se është “zyrtar i lartë” i partisë dhe pretendonte që fjala e tij është me peshë në parti.

Visar Ymeri nga Vetëvendosja u shpreh shumë i sigurt se cfarë do koalicioni i mundshëm që do të bëhej pas zgjedhjeve do të ishte në përputhje me alternativat e Vetëvendosjes.

“Lëvizja Vetëvendosje do të diktojë kushtet e koalicionit të cilat do të bazohen kry e këput në alternativën e qeverisjes së Vetëvendosjes “u shpreh ai.

Ndërsa kategorikisht u shpreh kundër koalicionit me PDK-në.

“Me Partinë Demokratike nuk kemi përputhje të programeve e qe besa nuk kemi asnjë pikë besimi te ata “ deklartoi Ymeri.

Ndërsa Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën tha se qeverisja e deriatëhershme i ka shkaktuar dhimbje ekonomisë së Kosovës ndërsa pati dyshime edhe për koalicionin me Partinë në të cilën bënte pjesë më parë.

“Nuk e di me PDK-në a do të mundtë kemi ndryshim” qe shprehur Jakup..