Brezovica “Rrëshqet” te Francezët

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, bëri të ditur se një nga projektet më të rëndësishme të ekonomisë kosovare “sot u finalizua në mënyrë të përkryer”.

“Komiteti Ndërministror pranoi rekomandimin e ekspertëve të USAID për ofertën më të mire dhe një konzorcium francez me ofertën prej 410 milionë euro morri vlerësimin pozitiv. Ky investim do ta shndërrojë Kosovën në qendër të turizmit dimëror duke hapur 3,000 vende të reja të punës”, shkruajti shefi i qeverisë së kosovës në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, mbi 35 kilometra pista skijimi do të ndërtohen që në fazen e parë, 7 ski-lifte por edhe pajisje për turizëm veror.

“Ky është një lajm i shkëlqyeshëm dhe shënon përfundimin e një procesi transparent, serioz dhe me pasoja afatgjata për ekonominë kosovare”, tha Thaçi

Ndërsa ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, mohoi

“Brezovica nuk po shitet, ajo po jepet në shfrytëzim për 99 vjet: për 410 milionë euro investim e me mbi 3 mijë vende të reja pune. Resorti është dhe do të jetë i Kosovës”, tha Muaj.