Klaus Iohannis, Gjermani Që u Bë President i Rumanisë

“E kam thirrur z, Iohannis dhe e kam uruar për fitoren”, tha social- demokrati Ponta i cili pritej të fitonte këtë garë, pasi kryesonte bindshëm në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura dy javë më parë.

Rezultatet paraprake tregojnë se gara për kreun e shtetit në Rumani ka qenë tepër e ngushtë.

Rumania është një ndër shtetet më të korruptuara të Bashkimit Evropian, diçka që Iohannis i qendrës së djathtë ka premtuar se do ta luftojë.

Përkundër rezultatit të zgjedhjeve, Ponta u tha gazetarëve se nuk ka arsye të japë dorëheqje nga pozita e kryeministrit.

Ai shpresonte të bëhej presidenti më i ri i vendit në moshën 42 vjeçare, duke e zëvendësuar Traian Basescun i cili nuk mundi të garonte pasi rregullat nuk ia lejojnë një mandat të tretë.

Korrespondentët thonë se rezulotati i zgjedhjeve mund të jetë vendosur nga diaspora rumune e cila është në një numër të madh.

Shumë nga katër milionë rumunët që jetojnë jashtë shtetit thuhet se janë të deziluzionuar nga Ponta.