Kroacia Kërkon të Dhëna për Kosovarët e Zhdukur në Luftën e Saj

Këto komente i bëri Grujiq, të enjten në një konferencë për media pas takimit që kishte me Kryesuesin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur në Kosovë, Prenk Gjetaj.

Ai tha se një ndër elementet e këtij takimi ka qenë biseda e bashkëpunimit bilateral në të cilat mund të zgjedhen këto raste.

“Është fakt që gjatë agresionit në Kroaci është zhdukur një numër i caktuar i personave nga Kosova, por gjithashtu që edhe në territorin e Kosovës janë zhdukur një numër i caktuar të personave që janë të regjistruar në regjistrin e personave të zhdukur të Republikës së Kroacisë”, tha Grujiq.

I pyetur se a ekziston një numër i saktë i personave të zhdukur, ai tha se për fat të keq nuk ende nuk kanë arritur që të kenë një shifër të saktë.

“Nuk kemi të dhëna absolute dhe po tentojmë që t’i mbledhim në mënyrë që të ofrojmë përgjigje për ato familje”, tha ai.

“Do t’i ftoja familjet të cilat jetojnë në Republikën e Kosovës që t’i drejtohen Komisionit për Persona të Zhdukur të Republikës së Kosovës, dhe t’i ofrojnë të dhëna për zhdukje në Kroaci që të kemi të dhëna dhe që të gjemë mostrat dhe t’i marrim mostrat e gjakut të anëtarëve të familjeve dhe pastaj përmes analizave të DNA-së që të gjejmë identitete e tyre”, shtoi ai.

Edhe nikoqiri i tij, Prenk Gjetaj, tha se një nga çështjet kryesor të bashkëpunimit rajonal është që të mblidhet informacioni për identifikimin e këtyre personave.

“Tani jemi në një fazë për të hartuar një listë rajonale në kritere të barabarta si partnerë të barabartë në kërkimin, evidentimin dhe ndriçimin e fatit të personave të cilët kanë qenë si qytetarë apo në punë apo forma të ndryshme në Republikën e Kroacisë apo në Bosnjë e Hercegovinë”, tha Gjetaj.