Muri i Berlinit "Rindërtohet" me Balona

Për të shënuar 25 vjetorin e rënies së murit të Berlinit, i cili ndu Gjermaninë mes viteve 1961 dhe 1989, një artist ka krijuar një istalacion të dritave me gjatësi prej 10-km .

Muri simbolikisht është “rindërtuar” – por duke përdorur ngjyra të ndezura të 8000 balonave me helium në vend të betonit, telave me gjemba dhe kullave të vrojtimit.

Instalacioni i Christopher Bauderit është quajtur Lichtgrenze (drita kufitare ) dhe ndjek rrugën origjinale të Murit të Berlinit nëpër qytet, duke tërhequr edhe një herë një vijë në mes të Lindjes dhe Perëndimit.

Në pikat fikse përgjatë rrugës, janë vendosur ekrane të mëdha që shfaqin pamjet historike të asaj se si dukej qyteti dukej kur ishte muri. Ekranet janë vendosur  nga vëllai i Bauderit, Marcu. Kjo vepër I ka të shkruara edhe 100 anekdota personale nga jetët e atyre që u ndikuan prej murit.

Më 9 nëntor në orën 19:00, vullnetarët do t’i lëshojnë balonat e tyre në qiell pasi t’u bashkëngjisin shënime personale.

Këto balona janë bërë nga një material I biodegradueshëm, në mënyrë që ata të prishen kur pas fluturimit të kthehen në tokë.

Shkrimi është bazuar në raportimet nga mediat e huaja.