Drejtësia Amerikane Dënon Me 40 Vjet Burg Sami Osmankaqin

Osmankaq, 27 vjecar, planifikon ta apelojë vendimin i cili u mor në bazë të akuzave për përdorim të armëve për shkatërrim në masë dhe posedim të armës së paregjistruar automatike,  tha mbrojtësi George Tragos.

Gjatë gjykimit, prokurorët federalë prezantuan dëshmi se në vitin 2012, Osmankaq, një shtetas amerikan i lindur në Kosovë, aranzhoi blerjen e armëve përfshirë edhe një autobombë, nëj armë automatike dhe granata për ta shënjestruar një lokalitet të frekuentuar në Tampa.

FBI incizoi Sami Osmankaqin duke pyetur nëse autobomba “do ta rrëzojë ndërtesën” dhe “do t’i vrasë njerëzit brenda”. Osmankaq nuk e kuptoi se po blente armë nga një agjent i mbuluar.

Prokurori amerikan Lee Bentley e quajti rastin si “fitore tjetër në luftën tonë kundër terrorit”.

Tragos, i cili argumentoi që Osmankaq ishte i manipuluar nga agjentët federalë, tha se prokurorët kanë përdorur dispozitat e sigurisë kombëtare për t’i mbajtur informacionet rreth hetimit.

“Nuk ka pasur asnjëherë dëshmi se ai ishte pjesë e ndonjë grupi të gjerë të komplotit”, tha Tragos në një intervistë telefonike. “Të gjitha janë para të FBI-së dhe armë të FBI-së”.

Prokurorët thanë se synimi i Osmankaq ishte të sulmojë lokalin MacDinton Irish Pub dhe hotelin e kazinon Seminole Hard Rock në Tampa.