Republikanët Marrin Kontrollin e Senatit Amerikan

Partia Republikane fitoi në Arkansas, Kolorado, Ajova, Montana, Karolinë të Veriut, Dakota të Jugut dhe Virgjinia Perëndimore.

Në ndërkohë pritet që ata të marrin më shumë vende përderisa numërimi i votave po vazhdon/

Senatori republikan, Mitch McConnell, i cili pritet ta udhëheqë dhomën, tha se rezultati ishte një votë kundër “një qeverie të cilës populli nuk i beson më”.

Gjatë tërë fushatës, republikanët janë fokusuar në pakënaqësinë e votuesve me Obamën, një demokrat në mandatin e dytë si President, duke e përshkruar votën si referendum për presidencën e tij.

Përderisa rezultatet e para erdhën të enjten në mbrëmje, u bë e qartë se republikanët kanë marrë një fitore bindëse në Senat.