Erdogan Inauguroi Pallatin Presidencial me 1000 Dhoma

Erdogan planifikoi ngjarjen e parë të tij në pallatin e ri, në një ceremoni me shumëtë ftuar në Ditën e Republikës e cila shënonte përvjetorin e themelimit të Turqisë moderne në vitin 1923, nga rrënojat e Perandorisë Osmane.

Kompleksi, i ndërtuar në rajonin Bestepe (Pesë Kodrat), u bë i njohur si Ak Saray- Pallati i Bardhë.

Projekti i madh, i cili kushtoi rreth 275 milionë euro ka një hapësirë prej 20 mijë metra katrorë, 1000 dhoma dhe supozohet se ka bërë bashkë traditën dhe modernen e dinastisë mesjetare të Seljukëve.

Megjithatë, Erdogan anuloi një pritje në mbrëmje në pallat për shkak të një katastrofe që ndodhi ën një minierë në rajonin jugor të Karaman, ku u ngujuan 18 minatorë.

“Do të kishte qenë e pavend ta mbanim këtë pritje në një kohë të tillë”, u tha Erdogan gazetarëve brend pallatit, para se të nisej drejt vendit të katastrofës.