‘Jeta në Kosovë’ Diskuton Për Skandalet e EULEX-it

Si e kishte sfiduar prokurorja Maria Bamieh gjykatësin e EULEX-it lidhur me këto pare?

Në anën tjetër, çka thotë ai që po akuzohet t’i ketë marrë këto pare – gjykatësi Italian i EULEX-it Francesco Florit, të cilin e kemi intervistuar në shtëpinë  e tij në Udine të Italisë.

Ndërsa, Florin Ajdini, familjari i të burgosurit dëshmon ekskluzivisht për emisionin Jeta në Kosovë, se si i ka mbledhur paret për ta paguar lirimin e vëllait të tij prej burgu.

Dhe në fund, çka kërkojnë nga EULEX-i viktimat e vrasjes së trefishtë të të rinjve që ndodhi në vitin 2007 afër Kaçanikut.

Përveç intervistave me prokuroren Bamieh dhe gjyqtarin Florit, Jeta në Kosovë sjell edhe debat me Arben Baftiun, vëllai i të vrarit Sylejman Baftiu në rastin e “Vrasja Trefishtë” në Kaçanik te ura e Lepencit; Menduh Baftiun, babai i të vrarit 16 vjeçar, Urim Baftiu; Bujar Baftiun, i mbijetuari nga kjo ngjarje, i plagosur rëndë me 11 plumba’ dhe Imer Baftiun, babai viktimës së tretë në këtë rast, Neshat Baftiu 28 vjeçar.

Poashtu nga Gjermania me video link flet Florim Hasani, vëllai i Besnik Hasanit, i cili momentalisht gjendet në vuajtje të dënimit prej 33 vitesh burg, lidhur me këtë rast.

Emisioni Jeta në Kosovë transmetohet në ora 20: 20 në RTK.