Gazetarët në Protestë Kundër Dhunës

Pas therrjes me thikë që i është bërë të hënën gazetarit të Klan Kosovës, Milot Hasmija, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka bërë ftesë për protestë.

Protesta do të mbahet ditën e marte[nesër] prej orës 11 në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë. 

“Qëllimi i organizimit të kësaj proteste është sensibilizimi i opinionit me dhunën në rritje ndaj gazetarëve, sidomos pas rastit të fundit të therrjes me thikë të kolegut, Milot Hasimja”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

AGK po ashtu përmes këtij njoftimi u ka bërë thirrje organeve të rendit dhe atyre të drejtësisë, që të ndërmarrin masa me qëllim të krijimit të një mjedisi të sigurtë për ushtrimin e profesionit të gazetarisë dhe të lirisë së shprehjes.