Pro-Evropianët Fitojnë Zgjedhjet në Ukrainë

Fitorja e sotme i jep Poroshenkos fuqinë për t’i dhënë fund konfliktit me separatistët pro- rusë dhe për t’i bërë reformat demokratike.

Hulumtimi i bërë publik pas mbylles së vendvotimeve në ish republikën sovjetike, i dha bllokut të Poroshenkos 23 përqind ët votave, para partisë së aleatit të tij, kryeministrit Arseniy Yatsenuik me 21.3 përqind.

Një parti e tretë e bllokut doli e treta, por befasia ishte një performansë e fortë e një grupi që përfaqëson aleatët e Presidentit të përmbysur Viktor Yanukovich. Blloku Opozitar, i drejtuar nga ish ministri i naftës, Yuri Bioki, mori 7.6 përqind të votave, të cilat do ta fusin partinë e tij në parlament.

Partia e ish kryeminitres Yulia Tymoshenko, doli më keq se ishte pritur me vetëm 5.6 përqind të votave, të cilat megjithatë janë të mjaftueshme për të hyrë në parlament.