Jeta Në Kosovë Debaton Për Kaosin Në Beograd

Ata janë përballë panelistëve nga Beogradi si Millosh Sharanoviq, komentatori më i popullarizuar i sportit i B92 dhe Jasmina Llazoviq nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.

Llazoviq rrëfen se si e kishte përjetuar shikimin e lojës në Beograd me të rinjtë nga Prishtina e Presheva.

Ajo tregon se bashkë me ta ishte nisur për të shkuar në stadium por për shkak të atmosferës së tensionuar që është vërejtur edhe në rrugë, kishin vendosur ta shikojnë lojën nga shtëpia e saj.

Jeta në Kosovë transmeton edhe intervistën ekskluzive me Lorik Canën, kapitenin e kombëtares shqiptare.

Cili ishte momenti që e shtyu Canën që të lë topin anash dhe të luftojë me grushte në ndeshjen mes Serbisë e Shqipërisë?

Emisioni “Jeta në Kosovë” sonte do të transmetohet nga ora 21:00 në RTK.