Animacioni i Ish-Ekstremistit që Synon t’i Parandalojë Muslimanët e Rinj t’i Bashkohen ISIS-it

“Abdullah X,” seria e re e animuar, është tregim i një të riu musliman në Londër i cili është duke luftuar me identitetin e tij dhe besimin e tij. Kjo është një histori që krijuesi i tij, një ish-ekstremist i cili foli për CNN në kushte anonimiteti, e di shumë mirë.

“Unë kam qenë duke luftuar me identitetin tim dhe ndjenjën e përkatësisë, kur isha duke u rritur – çështjet rreth vetë-respektit dhe besimit, dhe se ku ju përshtaten në lidhje me britanizmin tuaj ose muslimanizmin tuaj”, tha Ahmed, si ai kërkoi që të quhet për këtë rrëfim.

Ahmed tha se ai kaloi vite duke ndihmuar në përhapjen dhe ngritjen e zërit për pikëpamjet “ekstreme dhe të ashpra” në Britani. Ai tha se përpjekjet e qeverive dhe organizatave për të kuptuar se çfarë ishte duke nxitur ekstremizmin anti-perëndimor ishin “të pakta dhe të thjeshta”.

“Të rinjtë – grupet më të cenueshme në shoqëri, u gjenden në mes të perspektivave të politikave të qeverisë se si duhet luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin, dhe këtij muri të turpit dhe mohimit nga brenda komuniteteve. Ndjeva se kishim nevojë për diçka inovative dhe angazhuese”.

Kështu ai krijoi Abdullah X, yllin e serisë së animuar dhe një alter-ego që pasqyron udhëtimin e vet Ahmedit, nga një ish-ekstremist në dikë që tani shpreson të mbajë muslimanët e rinj larg nga dhuna dhe pikëpamjet ekstreme.

I frymëzuar nga seritë komike me superheronjë të fëmijërisë së tij, Ahmedi me paratë e tij krijoi “Abdullah X” dhe postoi atë në internet, që në mënyrë specifike të rrëmbejë vëmendjen e një brezi të rritur në lojërat kompjuterike dhe mediave sociale.

Seritë , që përfshijnë episode të tilla si “Pesë Konsideratat për një musliman në Siri” dhe “Mos Provo dhe justifiko zemërimin tuaj me Islamin,” kanë për qëllim të jenë një kundërpërgjigje ndaj videove dhe propagandës së grupeve si ISIS, me të cilat ata tërhoqën rreth vetes qindra rekrutë perëndimore për kauzën e tyre.

“Abdullah X është potencialisht çdo musliman i ri në çdo shëtitje të caktuar të jetës, në çdo kohë,” tha Ahmed. “Historia dhe zhvillimi i karakterit të tij tregojnë se ai ka ndërtuar elasticitetin dhe një element të vullnetit, të vendosur brenda një lloj kornize kritike, ku ai është në gjendje të gjykojë burimet në meritën e tyre në vend se vetëm të besojë atë që është vënë para tij.”

Videot e Ahmed, që ai poston në YouTube dhe Facebook, tashmë kanë dhjetëra mijëra shikime – dhe ka plane për një aplikacion që lejon përdoruesit të ndërveprojnë direkt me “Abdullah X.”

Ahmed thotë se do të ketë arritur objektivin e projektit “nëse do të mund të shpëtojë një person nga vdekja në tokë të huaj, ose që ai person të përpiqet të bëjë diçka në vendin e tij apo atdheun e tij.”

<iframe width=”420″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/tKKbydB4scA” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>