Jahjaga e Thaçi Marrin Raportin e Progresit nga Zhbogar
08.10.2014 - 13:59
Pas takimit, as Zhbogar as Presidentja Jahjaga nuk kanë folur për media, ndërsa Përfaqësuesi i BE-së menjëherë ka shkuar në zyrë të kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi, për t’ia dorëzuar edhe atij këtë raport.
As pas këtij takimi nuk ka pasur prononcime për gazetarë.
Në raportin e sivjetmë, Komisioni Evropian thekson se sfidë për Kosovën ende mbetet luftimi i korrupsionit dhe gjendja e lirisë së mediave, ndërsa pika më pozitive në raport është ëprmendur dialogu me Beogradin.