Për BE-në, Hashim Thaçi Është Kryeministër Në Detyrë
Qeverisë së Kosovës ka muaj që i ka skaduar mandati i rregullt i funksionimit dhe po mbijeton vetëm falë bllokadës që e ka kapluar Kuvendin në zgjedhjen e organeve drejtuese të tij, por Hashim Thaçi zyrtarisht është duke u paraqitur si “Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës”.
Duket se termat “qeveri në largim” apo “kryeministër në detyrë”, kryeministri Thaçi nuk preferon t’i përdorë.
Print scrn/Faqja zyrtare e Zyrës së Kryeministrit
Në web-faqen e kryeministrisë, Thaçi është prezantuar si “Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës” deri në komunikatën e fundit të lëshuar nga zyra e tij më 3 tetor.
Por Bashkimi Evropian nuk mendon njëjtë.
Një njoftim për media të dërguar sot nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë Thaçi prezantohet si “Kryeministër në Detyrë”, ndërsa bartësi i resorit ministror të integrimeve evropiane, Gëzim Kasapolli si “Ministër në Detyrë”.
Print scrn/Deklarata për media e Bashkimit Evropian