Bastisje në Pejë Për Kontrabandë të Karburanteve

Operacioni është bërë me urdhër të prokurorit Ali Rexha, sipas të cilit, bastisjet po bëhen pas dyshimeve për kontrabandë të karburanteve.

Prokurori Rexha tha për KALLXO.com se janë rreth 500 cisterna karburante që, sipas tij, janë kontrabanduar mes viteve 2006- 2008 vlera e të cilave kap shumën rreth 30 milionë euro.

Rexha tha se ka qenë një kompani fiktive e cila dyshohet të jetë marrë me kontrabandim.

Operacioni policor ende nuk përfunduar.