#KallxoLive Debat Online Me Ragip Begajn, Lutfi Hazirin e Mimoza Kusari- Lilën

KALLXO.com fillon sot një seri debatesh online me kryetarë të komunave në të cilat do të trajtohen çështje të cilat në bazë të raportimeve që janë bërë kohëve të fundit në këtë platformë, kanë qenë në krye të shqetësimeve të qytetarëve.

Konkursi për mësimdhënës në Malishevë që nxiti protesta të të larguarve nga puna, një shumë prej 100 mijë euro si ndihmë sociale për banim në Gjilan dhe konkursi për mësimdhënës në komunën e Gjakovës do të jenë temat për të cilat do të flasin sot kryetarët e komunave respektove Ragip Begaj, Lutfi Haziri dhe Mimoza Kusari- Lila përmes Google Hangout.

Kjo platformë inkurajon qytetarët që nëpërmjet rrjeteve sociale dhe platformave online, të bëhen pjesë e debatit me kryetarët e komunave përkatëse. 

Në këtë seri debatesh e cila fillon sot, do të trajtohen temat lokale te cilat janë raportuar nga qytetarë në KALLXO.com.

Debatet do të mbahen sipas këtij orari:

#KallxoLive me Ragip Begajn; Konkursi për mësimdhënës në Malishevë. Debati fillon në orën 13:30  

http://live.kallxo.com/sq/kallxo-live/KallxoLive-me-Ragip-Begaj-Tema-Konkursi-per-mesimdhenes-ne-KK-Malisheve-2185

#KallxoLive me Lutfi Hazirin; 100 mijë euro ndihmë sociale për banim në komunën e Gjilanit. Debati fillon në orën 14:30 

http://live.kallxo.com/sq/kallxo-live/KallxoLive-me-Lutfi-Hazirin-Tema-100-mije-euro-ndihme-sociale-per-banim-ne-KK-Gjilan-2186

#KallxoLive me Mimoza Kusari-Lila; Konkursi për mësimdhënës në komunën e Gjakovës. Debati fillon në orën 15:30h 

http://live.kallxo.com/sq/kallxo-live/KallxoLive-me-Mimoza-Kusari-Lila-Konkursi-per-mesimdhenes-ne-KK-Gjakove-2187

Ju mund të bëheni pjesë e debatit duke dërguar pyetje në KALLXO.com ose ne Twitter @KallxoLive