Arsim Bajrami, Kandidat i PDK-së për Kryetar të Kuvendit

Këtë e ka konfirmuar PDK-ja përmes një komunikate të lëshuar pak më parë.

PDK-ja thotë se Bajrami është “kandidaturë e vetme”, sado që blloku tjetër politik LDK-AAK-NISMA kanë ri-kandiduar Isa Mustafën për postin e njëjtë.

Arsim Bajrami, është profesor i të Drejtës Kushtetuese në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Prishtinës, ndërsa që nga themelimi i PDK-së ka mbajtur pozita kyçe në parti- përfshirë edhe postin e nënkryetarit, me përjashtim të një periudhe të shkurtër kur u largua pasi u zgjodh rektor i Universitetit të Prishtinës.