Sot Mbahet Dita e Dytë e Testit të Maturës për Afatin e Gushtit

Studentët e nesërm do t’i nënshtrohen sot Testit të dytë të Maturës, i cili organizohet në të gjitha shkollat e mesme të Kosovës.

Testit i nënshtrohen ata që nuk ia kanë dalë që të njëjtin ta kryejnë gjatë afatit të qershorit

Në afatin e qershorit procesi i testit të maturës qe përcjellë me kritika për shkak të kopjimeve masive të cilat u zbuluan gjatë rrjedhës së testimit.

KALLXO.com-i do t’i dërgojë nesër ekipet e veta nëpër qendrat e Kosovës për ta monitoruar këtë test.

Më 28 qershor, monitoruesit e KALLXO.com-it kishin monitoruar testin në bazë të një marrëveshjeje afatgjatë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

 

Si rezultat i këtij monitorimi, këtë javë, KALLXO.com-i ka publikuar një raport i cili është mirëpritur nga MAShT-i dhe njohësit e çështjeve të arsimit në Kosovë.