“Komedia Festi” e Zë të Parinovuar Pallatin e Kulturës

Vepra e autorit me famë botërore Hristo Botychev me titull “Ai seni”, e inskenuar në regji të Kastriot Saqipit që do të hapë festivalin gjakovar “Komedia Fest”, nuk dihet nëse do të shfaqet në sallën e rinovuar të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” të Gjakovës. 

Këtë nuk e pret Lum Hoxha, njëri nga organizatorët e “Komedia Fest-it”. 

“Salla e pallatit është e njëjta, sepse i tërë inventari i vjetër është kthyer, sepse me duket nuk ka pasë mundësi te kryhen punimet për datën gjashtë edhe kur do te fillojë ‘Komedia Festi”, shpjegon Hoxha. 

Por Ali Tafarshiku, shefi për informim në Kabinetin e kryetares Kusari-Lila thotë se punohet që të paktën salla e madhe e pallatit të jetë e gatshme për “Komedia Festin”. 

“Jemi duke u munduar ne maksimum qe ta finalizojmë te paktën sallën e madhe të pallatit të kulturës deri më 6 shtator ( nesër ) kur edhe do te mbahet ‘Komedia Festi’ dhe mendojmë që shfaqjet e para te komedive te jepen në sallën e re te rinovuar“, thotë Tafarshiku. 

Lum Hoxha tregon se në këtë edicion të festivalit të përkrahur nga shumë donatorë, ndërsa më së shumti nga Ministria e Kulturës gjatë tetë ditëve (6-14 shtator) do të jepen nëntë shfaqje, do të organizohen shtatë debate, tri punëtori, e muzikë do të bëjnë shtatë grupe dhe 22 DJ. 

Hoxha thotë se nuk janë harruar as fëmijët. 

“As fëmijët nuk janë lënë anash, pasi do të jepen shfaqje për fëmijë si dhe filma të animuar në zhanrin komedi”, thotë Hoxha. 

Do të ketë aktivitete edhe për personat me nevoja të veçanta. Organizatorët janë kujdesur edhe për personat e shurdhër, për të cilët do të zhvillohen dy punëtori nga Trajce Gjorgiev nga Maqedonia, që do të ketë edhe performancën “The man”, të Marcel Marceaut më 7 shtator. 

Ali Tafarshiku thotë se punë intensive janë bërë gjatë verës që në vjeshtë pallati të jetë i hapur për aktivitete kulturore. 

“ Punimet në Pallatin e Kulturës “ Asim Vokshi “ në Gjakovë kanë filluar në muajin qershor dhe periudha e verës pikërisht muajt korrik dhe gusht kanë qenë muaj me intensivë në punë me qëllim që muaji shtator të na gjejë me aktivitete kulturore në ndërtesën e rinovuar”, thotë Tafarshiku. 

Projekti me të cilin ky pallat do të marrë pamje tjetër me ndihmën e 120 mijë eurove të dhëna kryesisht nga Komuna e Gjakovës, por edhe konferenca e donatorëve e organizuar për këtë komunë. 

Sipas Tafarshikut me këtë rinovim është arritur që të lirohen disa objekte te cilat për një kohë të gjatë në këtë pallat kanë qenë në shfrytëzim të operatorëve privatë.