Sot Vazhdon Gjykimi Për Shpërthimin te “Sekiraqa”

Për këtë akt akuzohen shtatë police dhe ish-policë.

Dëshminë e tij pritet ta vazhdojë ish polici i njësive speciale Besnik Hasani, i dënuar më parë për këtë rast me 25 vjet burgim.

Ai mendohet se do të tregojë se si ishte planifikuar shpërthimi te lokali “Sekiraqa” ku humbën jetën dy persona.

Hasani dëshmoi edhe më 27 gusht kur e cilësoi kriminel Enver Sekiraqën dhe e akuzoi atë për vrasjen e policit Triumf Riza.