Ndërkombëtarëve të Gjykatës Kushtetuese u Zgjatet Mandati

Komunikata e Presidencës thotë se dekretimi është bërë duke u bazuar dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në shkresën e pranuar në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës më datë 25 gusht 2014, nga Shefi i Misionit të EULEX-it.

Gjyqtarët aktualë ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese janë amerikane Robert Carolan, portugezi Almiro Rodriguez dhe bullgarja Snezhana Botusharova.