VV: Kushtetuesja ka Varrosur Demokracinë

Përmes një aktivitetit simbolik, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje ka vënë një kurorë para Gjykatës Kushtetuese, në të cilën shkruhej  “ Në këtë vend është varrosur demokracia”.

Fillimisht, ata kanë hyrë me dhunë në pjesën e prapme të kësaj gjykate, ku në muret e saj kanë shkruar me ngjyrë të zezë e “NXONE PDK”.

Më pas, aktivistët janë dalë larguar nga pjesa e prapme e gjykatës dhe kanë vendosurpara ndërtesës së gjykatës. 

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Zgjim HysenI, tha se ky aksion ka për qëllim kundërshtimin e vendimit të Kushtetueses.

 “E ka varrosur [demokracinë] por ne e kemi një porosi sot për Gjykatën Kushtetuese- jo rastësisht në vendimin e secilës gjykatë në hyrje të saj, e kemi shprehjen në emër të popullit, ka një gjykatës të nderuar të gjykatës kushtetutës, ka një gjykatës që është edhe mbi ju, ky gjykatës është populli”, tha Hyseni.

Sipas Hysenit, vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese e ka ndryshuar kushtetutën në atë mënyrë që e ka bërë instrument të pushtetit.

“Në vend që kushtetuta të ishte një formalizim juridiko politik i vullnetit popullor, kushtetuta po përdoret si një instrument për ta shtypur këtë vullnet e për ta legalizuar një sundim jo demokratik”, tha ai.