Gazeta e vetme Shqiptare në Mal të Zi Para Mbylljes

Ekipi redaktues i gazetës së vetme në gjuhën shqipe në Mal të Zi, Koha Javore, po i bën thirrje parlamentit dhe partive politike shqiptare që ta mbajnë të gjallë këtë mjet informimi.

Problemi me të cilin po përballet kjo gazetë është se ajo është pjesë e kompanisë së bankrotuar shtetërore Pobjeda, e cila ka miliona euro borxhe dhe po përballet me mbyllje ose shitje.

Në një letër të hapur drejtuar deputetëve në parlamentin e Malit të Zi, kryeredaktori Ali Salaj u bëri thirrje politikanëve që ta mbajnë gjallë gazetën në gjuhën shqipe.

Salaj tha se fondet për ta mbajtur të gjallë gazetën duhet të vijnë nga Kuvendi, qeveria dhe fonde3t për mbrojtjen e të drejtave të pakicave.

“Mediat e pakicave duhet të mbahen dhe mbështeten nga institucionet relevante shtetërore për misionin që kanë në një shoqëri multietnike, por edhe për shkak se këto media nuk mund të jenë fitimprurëse”, tha Salaj.

Koha është themeluar në vitin 1999 nga Kuvendi i Malit të Zi, por numri i parë i gazetës nuk është publikuar deri në shkurt të vitit 2002.

Deri në vitin 2009, gazeta ka marrë fonde nga shteti, por për shkak të reduktimit të buxhetit, qe marrë një vendim që financimi i gazetës Koha Javore përbën “shpenzim të panevojshëm”.

Dis amuaj më vonë, Koha ndaloi botimin si gazetë e veçantë dhe u bë shtojcë e të përditshmes në gjuhën malazeze Pobjeda.

Partitë politike shqiptare, shoqëria civile dhe intelektualët kanë protestuar për kërcënimet ndaj gazetës.

Ata thanë se zhdukja e gazetës Koha Javore përbën “sulm ndaj të drejtës për informim të shqiptarëve”.