Konfiskohet Marijuanë dhe Kanabis në Gjakovë

Gjatë këtij aksioni të zhvilluar në dy lokacione, Policia ka gjetur dhe konfiskuar 15 kilogramë marijuanë dhe 53 bimë të llojit kanabis rreth 3 metra të gjata, ndërsa dy persona janë arrestuar.

Sasia e marijuanës dhe 51 bimë kanabis janë gjetur në oborrin e shtëpisë së njërit nga të arrestuarit, ndërsa 2 bimët tjera në shtëpinë e të arrestuarit tjetër.

KALLXO.com sjell dy fotografi ekskluzive të kanabisit të gjetur, ndërsa xhirimet nga ky aksion do të mund t’i ndiqni në një nga emisionet e radhës të Drejtësia në Kosovë në RTK.