Kosova Merr Njohjen nga Ishujt Solomon

Ishujt Solomon kanë njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës, duke u bërë kështu vendi i 108-të që e merr këtë vendim

“Një tjetër lajm i mirë për Kosovën. Ishujt Solomon sapo e kanë njohur pavarësinë e Kosovës duke u bërë vendi i 108 që e marrin këtë vendim. Urime qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj në profilin e tij në Facebook.

Ishujt Solomon është një shtet që përbëhet nga një numër i madh ishujsh në Oqeani. Shteti ka 28.400 kilometra katrorë dhe ka 523 mijë banorë.

Kryeqyteti i Ishujve Solomon është Honiara, ndërsa vendi funksionon si i pavarur që nga viti 1978 kur u shkëput nga kolonizimi i Britanisë së Madhe.