I Dyshuari për krime Lufte Arrestohet në Greqi

Bogunoviq, i cili ka punuar si rojë i burgut në qytetin Glina gjatë luftës në Kroaci është arrestuar këtë javë në një vendkalim kufitar nga ana e policisë greke përderisa po shkonte në pushime me familjen e tij nga Serbia.

“Bogunoviq akuzohet se ka torturuar një polic kroat nga shtatori deri në dhjetor të vitit 1991”, tha të enjten OJQ-ja nga Beogradi “Veritas” e cila ka qenë ën kontakt me familjen e Bogunoviqit.

Ish roja e burgut që jetonte në Serbi që nga përfundimi i luftës, është arrestuar të mërkurën dhe tani po mbahet në paraburgim në Selanik, në pritje të ekstradimit në Kroaci.

Ai më parë qe dënuar në mungesë me 20 vjet burgim nga drejtësia kroate për torturim të të burgosurve të luftës dhe civilëve, por vendimi më vonë qe anuluar.

Bogunoviqi është serbi i 13-të nga Kroacia i arrestuar për krime të luftës në shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian që nga fillimi i vitit 2014.

 Sipas të dhënave të ministrisë serbe të drejtësisë, më shumë se 1500 serbë janë duke u hetuar ose janë akuzuar për krime lufte në Kroaci. Shumica e tyre jetojnë në Serbi.