Tabelë me fotografitë e civilëve shqiptarë të vrarë në masakrën e Mejës në prill 1999

Paraburgim Për Një të Dyshuar për “Masakrën e Mejës”

EULEX nuk e publikuar identitetin e personit ndaj të cilit ëshët caktuar masa e paraburgimit, ndërkohë që ka theksuar se rstin është duke e hetuar një prokuror nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).
“I pandehuri dyshohet për kryerjen e veprës penale të Krimeve të Luftës kundër popullatës civile duke ju ndihmuar kryerësve të një sulmi të organizuar mirë kundër popullatës civile shqiptare në Luginën e Rekës në prill 1999, gjatë të cilit civilët i ishin nënshtruar qëllimisht vrasjes, torturës, trajtimit çnjerëzor, vuajtjes së madhe, largimit dhe zhvendosjes, masave të frikësimit dhe të terrorit, ndëshkimit kolektiv, konfiskimit të pasurisë, grabitjes dhe vjedhjes së pasurisë në shkallë të madhe që nuk arsyetohet nga nevoja ushtarake”, thuhet në komunikatën e EULEX-it.