Gjermania Gjykon Kryespiunin Jugosllav për Vrasje

Gjykata e lartë e Mynihut të premten tha se Perkoviqi, zyrtar i lartë i shërbimit të inteligjencës jugosllave, UDB, do të gjykohet më 13 tetor për vrasjen politike ndaj emigrantit politik kroat, Stjepan Djurekovic afër Mynihur në vitin 1983.

Gjykimi duhet të mbarojë në prill 2015 dhe nëse shpallet fajtor Perkoviq mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Avokati i tij, Anto Nobilo, ka refuzuar të komentojë përmbajtjen e aktakuzës.

“Ne nuk jemi ankuar ndaj aktakuzës në mënyrë që të mos shpalosim strategjinë tonë dhe hapat vijues”, tha ai.

Por para ekstradimit, Perkoviq insiston se nuk është fajtor.

“Edhe nëse shkoj në Mynih pres gjykim të shkurtër, dhe natyrisht vërtetimin e pafajësisë time të plotë”, tha ai.

Perkoviq ishte arrestuar dhe ekstraduar në Gjermani në janar, pas dështimit të apelit të tij në Gjykatën Kushtetuese të Kroacisë kundër ekstradimit.

Rasti i vrasjes së Djurekovic ka shkaktuar shumë kundërthënie, sepse Kroacia vitin e kaluar kishte refuzuar ndryshimin e ligjit për ekstradim për ta përshtatur me urdhër arrestin evropian – veprim ky që është parë si përpjekje për të mbrojtur Perkoviqin. Zagrebi u kërcënua me sanksione nga Brukseli, dhe ndryshoi qëndrim.