Isa Mustafa Zgjedhet Kryetar i Kuvendit

Glauk Konjufca Zgjedhjet Nënkryetar i Kuvendit

Pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

Ai mori 82 vota nga deputetët e pranishëm.

Grupet parlamentare LDK-AAK-NISMA dhe ai i Listës Serbe nuk dhanë propozime për nënkryetarët e Kuvendit duke e lënë këtë për seancën e ardhshme.

Ndërsa grupi parlamentar 6+ propozoi deputeten Duda Balje për nënkryetare të Kuvendit në radhët e pakicave joserbe.

Rifillon Seanca

Pa deputetët e PDK-së në sallë, ka rifilluar seanca inauguruese e Kuvendit të Kosovës.
Tash seancën është duke e drejtuar deputetja më e re e Kuvendit, Teuta Rugova e LDK-së në mungesë të Flora Brovinës si deputetja më e vjetër.
LDK-AAK-NISMA e VV Kthehen në Sallë të Kuvendit

Punimet e seancës inauguruese të Kuvendit të Kosovës po marrin rrjedha të paparashikueshme.
Deputetët e grupit parlamentar LDK-AAK-NISMA janë kthyer brenda sallës së Kuvendit, sado që punimet janë shpallur të mbyllura nga kryesuesja Flora Brovina.
Në sallë janë edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa deputetët të pakicave.
Nuk dihet nëse deputetët në sallë do ta vazhdojnë seancën.
As ambasadorët nuk janë larguar nga ndërtesa e Kuvendit në pritje të zhvillimeve të reja eventuale.

13:00
Dështon Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit
Deputetët e PDK-së janë kthyer në seancë dhe po vazhdon pika e katërt e rendit të ditës.
Para se të ulej në karrigen e tij, kryetari i PDK-së Hashim Thaçi është ndalur për pak sekonda konsultime me drejtuesen e seancës, Flora Brovina.
PDK propozoi Agim Aliun si kandidat për kryetar të Kuvendit të Kosovës. LDK i është përmbajtur propozimit për Isa Mustafën kryetar i Kuvendit, ndërsa nuk ka dhënë asnjë kandidat për nënkryetar të Kuvendit. Njëjtë ka vepruar edhe Vetëvendosje. Ato kanë braktisur seancën kur deputetët janë thirrur për të votuar për kryetarin e Kuvendit. Vetëm 47 deputetë kanë qenë në seancë, kështu që seanca është ndërprerë për mungesë kuorumi.
PDK Kthehet në Seancë, Agim Aliu Kandidat për Kryetar

Deputetët e PDK-së janë kthyer në seancë dhe po vazhdon pika e katërt e rendit të ditës.
Para se të ulej në karrigen e tij, kryetari i PDK-së Hashim Thaçi është ndalur për pak sekonda konsultime me drejtuesen e seancës, Flora Brovina.
PDK propozoi Agim Aliun si kandidat për kryetar të Kuvendit të Kosovës.
Mustafa, Kurti e Haradinaj Konsultohen me Flora Brovinën

Tre liderët e partive që nuk e kanë lëshuar seancën e Kuvendit- Isa Mustafa i LDK-së, Albin Kurti i Vetëvendosjes dhe Ramush Haradinaj i AAK-së- për disa minuta janë konsultuar me kryesuesen e seancës së sotme të Kuvendit, Flora Brovina, e cila po qëndron ulur në karrige sado që para një ore ka thirrur pauzë deri në orën 13.
12:16

Kuvendi Mbetet i Bllokuar

Ka kaluar më shumë se gjysmë ore që seanca e Kuvendit të Kosovës ka mbetur e bllokuar.

Deputetët e PDK-së kanë dalë nga salla e Kuvendit pasi drejtuesja e përkohshme e saj, Flora Brovina, thirri për një pauzë deri në orën 13.

Por përkundër kësaj, Brovina vazhdon të qëndrojë në ulësen e kryesueses dhe nuk po lejon deputetët e grupeve tjera parlamentare që janë në seancë ta vazhdojnë seancën në pikën e katërt të rendit të ditës që ka të bëjë me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.