Ambasadorët Luten për Rregullsi në Kuvend

Ata që në mëngjes i janë drejtuar ndërtesës së Kuvendit për të zënë ulëset që janë të rezervuara për mysafirët në pjesën e prapme të sallës së Kuvendit.

Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson dhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar tashmë gjenden brenda ndërtesës së Kuvendit.

Ndërsa ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka kërkuar që dita e sotme në Kuvend të shkojë mbarë.

“Ditë e rëndësishme për Kuvendin e Kosovës. Shpresoj që gjithçka do të shkojë mirë, sipas rregullave dhe me dinjitetin çfarë i takon kësaj shtëpie”, ka thënë ambasadori Bosch në një postim në llogarinë e tij në Twitter.