Vetëvendosja Ia Bën Bllok Opozitës

Lëvizja ‘Vetëvendosje’ nuk do të votojë asnjë propozim që del në seancën e Kuvendit pa nënshkrimin e marrëveshjes”, tha Erzen Vraniqi , zëdhënës i “Vetëvendosjes” .

Ka disa javë që blloku opozitar LDK-AAK dhe Nisma janë duke u takuar me Lëvizjen “Vetëvendosje” për të arritur marrëveshje për dialogun me Serbinë dhe çështjen e privatizimit, por akoma ajo nuk është arritur.

E gjatë mbrëmjes së të martës, kreu i LDK-së Isa Mustafa ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook se ky subjekt politik nuk pranon kushte.

“Një marrëveshjeje pa kushte nuk i përgjigjet një marrëveshje me kushte”, ka shkruar Mustafa.

Nesër me fillim në orën 10 mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, sipas rezultateve të zgjedhjeve të 8 qershorit.