Haradinaj: Bisedimet për Koalicionin Po Vazhdojnë

Pas takimit, Haradinaj tha se është biseduar për bashkëpunimin bilateral në mes të Belgjikës dhe Kosovës edhe për shumë procese që janë prezent.

Edhe ambasadorja,  Anik Van Calster, tha se kemi biseduar për marrëdhëniet tona bilaterale në mes së Kosovës dhe Belgjikës.

“Ne kishim një diskutim shumë të mirë në folëm për marrëdhëniet tona bilaterale, po ashtu folëm për ardhmërinë evropiane të Kosovës dhe për ardhmërinë e Kosovës në përgjithësi dhe në folëm që të kemi marrëdhënie të tjera në shumë fusha”, tha Calster.

I pyetur se a e përkrah perëndimi marrëveshjen në mes tri partive pas zgjedhjeve, Haradinaj,  tha se “është një ndjenje e mirë për krejt ndryshimet që po ndodhin në vend”.

Sa i përket bisedimeve me partitë opozitare për formimin e qeverisë, dhe kushteve të caktuara nga  Lëvizja Vetëvendosje, ai tha se ende janë në proces të bisedimeve.

“Nuk kemi caktuar datë por mund të jetë edhe gjatë kësaj jave mund të jetë edhe në ditët që vijojnë”, tha Haradinaj.

Kurse, për ngjarjet në Veri, tha se me rëndësi është që të ketë qetësi në atë pjesë të vendit.

“Atje besoj që është me rëndësi të ketë qetësi në veri, të mos nxitet ose të mos nxitohet në veprime askush, për shkak se e ardhmja do të jetë e mirë, do të jetë pa park të paqes, pa barrikada edhe pa mosbesim të ndërsjellë. Unë mendoj se fokusimi më i madh duhet të shkojë nga krijimi i besimit të ndërsjellë, jo me veprime të nxituara”, tha Haradinaj.