Pacolli Premton Liberalizim Vizash Verën Tjetër

Pacolli në Gjakovë të enjten dha premtime të forta për lëvizje të lirë të gjakovarëve dhe kosovarëve.

“Dhe unë kësaj rinie i premtoj se me ne në krye të qeverisjes në verën e vitit 2015 nga tash një vit, ju do të lëvizni lirshëm në për botë pa pasë nevojë që të pritni para ambasadave të shteteve të perëndimit, por sigurisht vetëm me AKR-në, jo me njerëz të korruptuar”, tha Pacolli.

Ai i cilësoi njerëzit e partisë së tij fjalëpakë e punë shumë. Foli edhe kundër Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

“Gjakovës do të ja kthejmë tokat që janë marrë jon zaptu prej agjensionit të privatizimeve. N’Gjakovë do të lindë platforma ma e madhe agroekonomike në rajon, çdo gja është e përgatitur”, joshi gjakovarët  Pacolli.

Fate Magjuni nga Gjakova e cila thotë që të ketë djalin dëshmor dukej tejet e kënaqur nga ajo që tha lideri i AKR-së.

 “Në këtë pjesëmarrje jemi mjaft të kënaqur se mjaft jemi ngopur me premtime me rrena, por ishalla don Zoti të fitojë zotëri Behgjet Pacolli se e ka lanë perendimin ti ndihmojë krejt Kosovës e në veçanti Gjakovës”.
 
Më pas para të pranishmëve u bë edhe prezantimi i 7 kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së në Gjakovë.