Kurti: Votoni Për të Fituar me VV-në (TV)

Kurti në Pejë mori shembull qeverisjen e bashkëpartiakut të tij Shpend Ahmetit në kryeqytet, për të garantuar drejtim të tillë të shtetit nga LVV-ja, nëse ky subjkt merr votën e qytetarëve të dielën.

Ai u tha pejanëve të mos përtojnë të dalin në zgjedhje.

 “Nëse investoni maksimum 15 minuta të tetë qershorit të së dielës së ardhshme, do t’i fitoni katër vjet. Ku keni pa këso investimi politik e ekonomik të suksesshëm e të leverdishëm”, tha ai.

Ai më pas kritikoi biznesmenët e lidhur me partinë në pushtet, duke kërkuar gjeneratë të re të ndërmarrësve kosovarë.

 “Kosova ka nevojë jo vetëm për një brez të ri të politikanëve, Kosova ka nevojë por edhe për një brez të ri të biznesmenëve porodhues, e jo mo prej këtyre që filluan pasurimin nën okupimin e Serbisë, e tash kanë hyrë nën strehën e qeverisë në ikje”, shtoi Kurti.

Të pranishmit në tubim e vlerësuan ‘Vetëvendosjen”.

 “Mua me intereson ‘Vetëvendosja’ është tuj perparue e tuj hecë përpara”, tha Qazim Berisha.

Njësoj foli edhe Bajram Krasniqi.

 “Plani i lëvizjes Vetëvendosje është për të gjithë ata njerëz që i kanë sytë çelë edhe e dinë çka duhet me ba për këtë dhe”, tha ai.