Mustafa Premton Qeverisje Korrekte për të Gjitha Komunat (TV)

Ahmeti tha se lipjanasit ua kanë treguar vendin  atyre që nuk dinë  të qeverisin.

”Jemi mësuar me premtime fëmijërore, na kanë premtuar edhe më parë miliona po e kemi gjetur komunen në borxh deri në fyt, na kanë premtuar punësim por është rritur shkalla e papunësisë”, tha Ahmeti.

”Ashtu siç ia kemi këputur një degë vitale në zgjedhjet e fundit lokale, në këto zgjedhje do të ia kpusmi një rrajë të madhe në Lipjan, sepse LDK-ja do të fitojë”, thirri Imri Ahmeti.

Pas Imri Ahmetit fjala iu dha kryetarit të LDK-së Isa Mustafës.

”Lidhja Demokratike e Kosovës ka pru një vendim të madh e ky vendim është vendimi i fitores”, tha Mustafa.

Sipas tij ata që kanë udhëhequr deri më tash me Kosovën në fakt kanë sunduar.

”Partia Demokratike e Kosovës  dhe qeveria e PDK-së  i ka mashtru komunat e veta, por ajo njëherëësh i ka dënu komunat e Lidhjes Demokratike, s’ka bo të mirë as në komuna të veta  e as në komunat që i kemi qeverisë ne të LDK-së, e ne këtë nuk do ta bëjmë, ne do të qeverisim drejt në të gjitha komuna e Republikës së Kosovës”, tha Mustafa.

Sipas tij synim i LDK-së është që me 9 qershor të jetë fituese dhe të mos e dorëzojë pushtetin së paku deri sa ta anëtarësojmë Kosovën në Bashkimin Evropian”.

”Drejtësia do të fitojë”, tha Ferat Pasha qytetar nga Janjeva, i pranishëm në tubim.

Zahir Limani, nga Gadimja e Lipjanit me banim jashtë Kosovës mbante një shall në qafë që thoshte se ia ka dhuruar Rugova.

”Zoti njo, Ibrahim Rugova dy edhe tre jemi na populli”, tha Limani.