Kurti u Premton Llapjanëve Eliminimin e Varfërisë Ndër Fëmijë (TV)

Pas paraqitjes së pesë kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nga komuna e Podujevës, lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, u premtoi llapianëve edhe se nëse kjo parti vjen në pushtet “nuk do të ketë varfëri në mes të fëmijëve”.

“Varfëria midis fëmijëve ka pasoja jo vetëm afatgjata por edhe fatale. Prandaj ne do u ndihmojmë atyre kudo që janë në shkollë, në çerdhe, te mjeku, në parqe, në shtëpi, sepse pabarazia në mes fëmijëve është tejet e dëmshme”, tha Kurti.

Duke qenë në komunën ku së fundmi u ndërtua një burg i ri, Kurti u tha llapjanëve se në Kosovë nuk do të ketë të burgosur që sillen si VIP-a, por edhe ata do të trajtohen në mënyrë të barabartë sikur krejt të burgosurit tjerë.

Simpatizantët e “Vetëvendosjes” thonë se prej këtij subjekti presin zhvillim të Kosovës dhe rregullim të kushteve nëpër shkolla..

“Lëvizja ‘Vetëvendosje’ nuk është import prej Kinës e Azisë, por është lëvizje e shpisë tonë, e djemve dhe vajzave tona. Është një lëvizje që po buron në këtë shekull me kthy dinjitetin tonë, me luftu korrupsionin, hajninë e me kthy mirëqenien. Unë jetoj me principin e ‘Vetëvendosjes’”, thotë një simpatizues i “Vetëvendosjes” nga Podujeva.