Pse u Shuan Lëvizjet Protestuese në Bosnjë

Duke u zgjuar nga gjumi i gjatë me vjet, mijëra qytetarë të Bosnjës dhe Hercogovinës këtë mars, dolën në rrugë për të thënë se ata kishin pasur mjaft  politikanë të paaftë dhe hipokritë të vendit, të cilët falë korrupsionit kishin grumbulluar pasuri të dyshimtë.

Disa kokteje molotovi që u  hodhën  ishin një formulim i ashpër duke përcjellë “mesazh në shishe” ndaj klasës politike, një kundërshtim të fortë të pikëpamjes mbizotëruese në Bosnjë se politika ekziston kryesisht si para për të bërë biznes, jo për të përmirësuar jetën e qytetarëve të zakonshëm.

 Pas atyre muajve, çfarë ka ndryshuar realisht? Përveç dorëheqjes së  disa qeverive kantonale, pothuajse të parëndësishme për situatën e përgjithshme, asnjë nga kërkesat e protestuesve nuk është plotësuar.

Nuk janë hapur raste të mëdha të korrupsionit, as nuk ka ndonjë shenjë për një rishikim të proceseve të dyshimtë të privatizimit që shkatërruan kaq shumë kompani ku mbeten me mijëra njerëz të papunë.

Asgjë nuk ka ndryshuar në mënyrën se si politikanët e Bosnjës përdorin mediat, ose në mënyrën që ata veprojnë në të dy njësitë dhe kjo mënyrë është ajo ku rri pushteti I vërtetë dhe paratë e Bosnjës.

E gjithë kjo kishte filluar nga disa qindra punëtorë të suksesshëm, të një ish-kompanie në Tuzël, tani e shkatërruar, pastaj protestës së tyre shumë shpejt iu bashkuan edhe mijëra të tjerë.

Kjo u duk sikur njerëzit ishin duke pritur për një mundësi për të dalë të gjithë në rrugë dhe të deklarojnë se të gjithë autoritetet e tyre ishin hajdutë.

Por, pritjet e tyre për një  ndryshim të rëndësishëm zgjatën vetëm për disa ditë.

Esad Bajtal, analist dhe profesor, së fundi në një intervistë tha se është vështirë për të folur për ndryshime konkrete që këta njerëz kishin arritur, por sipas tij ata kanë hapur derën  për mundësitë e ardhshme.

“Për herë të parë qytetarët dolën si qytetarë. Për herë të parë një rebelim nuk kishte kornizë kombëtare, etnike ose besimi dhe për herë të parë pjesëmarrësit folën duke përdorur retorikën e njeriut”, tha ai. “Tani për tani ky duhet të jetë rezultati i vetëm nga ato ngjarje.”

Bajtal argumentoi se protestat kanë qenë tërësisht të justifikuara, pasi politikanët nuk ua vunë veshin protestuesve, edhe kur ata mbajtën protesta paqësore para ngjarjeve të shkurtit, duke demonstruar pakënaqësinë e tyre të thellë pa përdorur dhunë.

“Duhet të përcaktohet se si dhe pse ndodhi dhuna dhe kush kishte nevojë për të, sepse kjo është konstituuar automatikisht si një element bazë në vetëmbrojtje të politikanëve – të cilët i cilësuann protestuesit huliganë, banda, e madje edhe të varur nga droga”, tha ai.

Adnan Hamidoviq-Frenkie, një muzikant i popullarizuar i  zhanrit Hip-Hop nga Tuzlla, tha se me kalimin e kohës, mund të konkludohet se populli ka humbur këtë betejë të veçantë.

“Nga kjo distancë, unë nuk mendoj se kemi arritur shumë”, tha ai. “Me qeverinë, është si në një kazino ku shtëpia fiton gjithmonë në fund të ditës”.

Ne fituam raundin e parë”, shtoi ai, duke iu referuar fillimit të protestave,” Por më pas erdhën raunde të tjera dhe tani kemi humbur. Ne kemi parë se mund të bëjmë diçka, por edhe asgjë nuk mund të ndryshohet brenda natës”.

Plenumet punon- por kush dëgjon

Sapo protesta u përhap nga Tuzlla në fillim të shkurtit duke bërë të mundshëm formimin e të ashtuquajturave Plenume të qytetarëve, të cilat kishin për  qëllim bashkimin e njerëzve rreth kërkesave e tyre të përbashkëta për ndryshim.

Me qëllim që të detyrojnë politikanët për  të sjellë çështjet sociale dhe ekonomike në plan të parë, Plenumet premtuan se do të jenë vendi ku do të praktikohet demokracia.

Me kalimin e kohës mund të bëhet më e qartë se çfarë shkoi keq me Plenumet dhe pse ata nuk arritën të tërheqin mijëra protestues të njëjtë.

Afërsisht njëqind persona ishin të pranishëm në seancën e fundit të Plenumit të Sarajevës dhe vetëm disa prej tyre  morën pjesë në “plenumin e  të gjithë plenumeve”, që u mbajt para qeverisë së Federatës duke kërkuar dorëheqjen e saj.

Në pritje që Qeveria e Federatës të japë dorëheqje, e cila tani është shumë e vështirë, ose për formimin e qeverive të reja kantonale, interesi i qytetarëve për Plenums ka rënë.

Aktualisht janë 15 Plenume aktive në qytete të ndryshme të subjektit të Federatës së Bosnjës. Mijëra kërkesa u janë dërguar institucioneve komunale, kantonale dhe  njësive.

Por me vetëm një numër të vogël të përkrahësve dhe pjesëmarrësve, Plenumet nuk duken si mjete për ndryshim të vërtetë, sidomos pasi ato tani duket  të jenë përqendruar në nivelin kantonal të qeverisë, e cila nuk mund të trajtojë problemet që vendi vuan me vite.

“Ndryshimet e rëndësishme në këtë vend janë të mundshme vetëm si pasojë e ndryshimeve kushtetuese në krye, lidhur me gjithë Bosnjën dhe Hercegovinën dhe strukturat më të larta shtetërore”, tha Bajtal.

Në krahasim me këtë, ndryshimet në nivelin kantonal janë krahasuar me vënien e parfumit në një deponi mbeturinash.

Suksesi i parë kur njerëzit nxorën dhëmbët për të zemëruar dhe të alarmuar politikanët, u duk se nxiti njerëzit të bëjnë më shumë, por “më shumë”  nuk ndodhi kurrë.

Kantoni I Tuzllës është i vetmi që ka lëvizur përpara, pas dorëheqjes së qeverisë kantonale në shkurt. Një qeveri  ekspertësh është formuar aty.

Në disa kantone të tjera ka pasur disa ndryshime, të tilla si heqja e të drejtave të politikanëve për të vazhduar të marrin paga për një vit pas përfundimit të mandateve të tyre.

Derisa pak njerëz të vendosur ende protestojnë çdo ditë në Sarajevë dhe në vende të tjera, Plenumet vazhdojmë të punojmë, duke shtuar kërkesat në listat e tyre.

Në Kantonin e Sarajevës, megjithatë, nuk ka asnjë shenjë të një qeverie të re që do të ishte në gjendje për të zbatuar ato, edhe nëse do të dëshironte.

Një problem me lëvizjen protestuese  është se asaj i mungonte një lider dhe një ideologji.

Rezultati ishte  dhjetëra kërkesa të ndryshme, duke filluar nga kritikat e proceseve të privatizimit, frenimin e korrupsionit dhe miratimin e ndryshimeve kushtetuese për ta ndërruar Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit të vitit 1995.

Nga të gjitha kërkesat e përgjithshme, shumë nga politikanët nuk ndjejnë ndonjë përgjegjësi të veçantë për trajtimin e tyre, por vetëm përdorin ato për të vazhduar praktikën e tyre të  zakonshme të akuzimit të njëri-tjetrit.

“Nuk ka lëvizje sociale në historinë evropiane e cila arriti ndonjëherë sukses  në bazë të anarkizmit liberal”, tha Ivo Komsiq, profesor i Filozofisë dhe kryetar i Komunës së Sarajevës.

“Lëvizjet e tilla përveç që bien, nuk mund të sistemojë të gjitha kërkesat sociale dhe nuk mund të drejtojnë metodat e aktivizmit të tyre”, shtoi ai.

“Qeveritë e tanishme me siguri do të nxjerrin mësime nga kjo kryengritje, por është po aq e rëndësishme që mësimet të nxiren edhe nga qytetarët”,  përfundoi ai