Dënohet Për Paraqitje të Rreme Si Punëtor i Gjykatës

Është dënuar me burgim dhe gjobë Visar Krasniqi për veprën penale të mashtrimit.

Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës Themelore në Pejë të enjten mbajti seancën e shpalljes së aktgjykimit në këtë rast.

Gjyqtari Kreshnik Radoniqi pas shqyrtimit të provave nxorri përfundimin se Krasniqi është fajtor.

Ai u dënua me tetë muaj burg dhe 300 euro gjobë.

Sipas aktakuzës, tash i dënuari, duke u paraqitur rrejshëm si punëtor i gjykatës, u ofronte personave të ndryshëm nxjerrjen e certifikatës se ata nuk janë nën hetime për shumën prej 120 eurove.