Ilustrim

Ferizaj, arrestohet i kërkuari nga gjykata për lëndim trupor

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person të moshës 38-vjeçare, Sh.B. i cili ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Sh.B po kërkohej nga Gjykata e Ferizajt për veprën penale “Lëndim trupor” me dënim burgimi prej 13 muajsh.

Ai është arrestuar më 27.03.2024, rreth orës 21:15 në rrugën “Kemajl Hetemi”.

“Pas kompletimit të dokomuntacionit është dërguar në vuajtje të dënimit” – thuhet në njoftimin e Policisë.