Protestuesit Shpallin Mujën Person në Kërkim (TV)

Ata thanë se kryetari Muja ka humbur dhe nuk po gjendet askund, në mënyrë që t’i merret posti i ngrirë dhe të dorëhiqet.

“Aksioni i sodit është paralajmërim i çdo qytetari për me e kërku Ramadan Mujën, i cili është shpërngul nga Prizreni, e ka pezullu punën, kërkush s’pe di ku është”, tha Shkëlqim Berisha.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/7WmC_G1svb0″ frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

Aktivisti tjetër, Taulant Bytyqi, tha se shpërblimi për atë që e gjen Mujën, është rikthimi i demokracisë në qytetin e Prizrenit.

“Aksioni ynë i sotëm ka të bëjë me një qytetar i cili besohet që është i zhdukur këto ditë pasi që nuk po gjendet askund. Shpërblimi është rikthimi i jetës demokratike në qytetin e Prizrenit, sepse jeta demokratike është cunguar me një kryetar të padrejtë, i cili nuk është as legjitim, as legal”, tha Bytyqi.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/QcqWg2DqQKY” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

Reagime për dorëheqjen e Mujës, kanë shprehur edhe katër subjektet opozitare në Prizren, të cilat thanë se nëpërmjet grupeve të tyre parlamentare, sot kanë deponuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal në Prizren.

“Ne subjektet opozitare konsiderojmë se Komuna e Prizrenit ka mbetë pa qeverisje, pa vendimmarrje, andaj kërkojmë edhe një herë që i dënuari Muja, të dëgjojë zërin qytetar dhe të  japë dorëheqje sa me parë”, thuhet në reagimin e subjekteve opozitare.

Këto subjekte këtë veprim e arsyetuan me nevojën që “vendi të gjejë zgjidhje politike për të dalë nga kriza qe e ka kapluar vendimmarrjen qeverisëse në Prizren”.

Grupi i Qytetarëve Aktivë për Prizrenin, paralajmëruan se në vikend nuk do të ketë aksione, ndërsa për marshin protestues të së hënës thanë se do të jetë shumë më masovik sesa ai i së mërkurës, ngase siç thanë kanë marrë përkrahje nga shumë organizata të shoqërisë civile dhe qytetarë.