Shkojnë Në Burg Për Paratë e Falsifikuara (TV)

Këta të dy janë akuzuar nga ish-Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, sepse me datën 2 tetor të vitit 2010, në dy lokale të ndryshme hoteliere në Shtërpcë kanë vënë në qarkullim bankënota të falsifikuara në vlerë totale prej 110 eurove, duke paguar me to pijet e porositura.

Asnjëri nga të akuzuarit nuk e ka pranuar fajësinë për veprën me të cilën ngarkohen.

Rashiq i tha trupit gjykues se pendohet për veprimin që ka bërë, por tha se ka qenë i ri dhe se nuk e ka ditur që paratë janë të falsifikuara.
 
Shemsedin Piraj, avokati i Milosh Rashiqit, i tha Gazetës Jeta në Kosovë se do të ankohen ndaj  këtij vendimi.

Që të dy të pandehurit për këtë vepër kanë mbajtur nga një muaj paraburgim.