Dy Vjet Burg Për Vjedhjen e Pronës së Dajës (TV)

Të mërkurën në Gjykatën Themelore-dega në Lipjan u mbajt seancë gjyqësore ndaj të pandehurit Xhemshit Arifi  për veprën penale vjedhje e rëndë.

Lidhur me këtë rast, i pandehuri gjendet në paraburgim që nga 26 shkurti i këtij viti.

Ndërsa, i njëjti ka mbajtur më parë një vit burgim për veprën penale trafikim me qenie njerëzore, ndërsa sipas gjykatës ai ka edhe vepra të tjera që janë në procedurë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Xhemshit Arifit në shkurt të vitit 2014 me dyshimin se ai në muajin dhjetor të vitit 2013 ka hyrë në lokalin NTSH “Doni”, pronë e dajës së tij, ku ka marrë mjete të punës në vlerë prej 650 eurosh.

I pandehuri Arifi, pas konsultimit me mbrojtësin e tij Shpëtim Sadiku, i caktuar nga gjykata sipas detyrës zyrtare, e pranoi fajësinë.