Partitë Maqedonase Mobilizojnë Elektoratin në Baza Etnike

Partia shqiptare  “Bashkimi Demokratik për Integrim” e udhëhequr nga lideri i saj Ali Ahmeti, të hënën u ka bërë thirrje shqiptarëve që të mobilizohen dhe t’i japin mbështetje për të  fituar në qeverinë e ardhshme.

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, i cili po pretendon se do t’i fitojë votat brenda grupit etnik shqiptar, ka thënë se partisë së tij i nevojiten të paktën 25 vende për të fuqizuar pozitën e saj në qeveri.

Aktualisht BDI-ja, ka 14 mandate deputetësh nga 123 sa ka gjithsej Kuvendi në Maqedoni.

Këto zgjedhje do të përcaktojnë kush do të jetë më influent në qeverinë e ardhshme, kjo është pse ne kërkojmë mbështetje prej shqiptarëve dhe kështu ne do të fitojmë 25 ulëse”, ka thënë Osmani për Balkan Inisght.

Dy ditë më herët, kryeministri  Nikola Gruevski dhe lideri i VMRO-DPMNE-së i bëri thirrje elektoratit etnik maqedonas për t’u mobilizuar,  në mënyrë që partia e tij të jetë më pak e ndjeshme ndaj presionit nga partneri i saj shqiptar, BDI.

Gruevski, Lideri i partisë që kontrollon gjysmën e vendeve në parlament, të shtunën në kongresin e partisë ka thënë se në qeverinë e ardhshme i duhen të paktën 62 mandate në Parlament.

“Me këtë numër, askush nuk mund të na shantazhojë neve si parti, si koalicion, si popull dhe si  komb maqedonas”, tha Gruevski.

Ai tha se BDI-ja dëshiron  për të vënë VMRO DPMNE-në në një pozicion,  ku ata mund të kërkojnë një nga tre postet më të lartë në vend, si kusht për të hyrë në koalicion për të formuar qeverinë.

Sipas kushtetutës maqedonase, postet më të larta janë, Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit.

“Nëse VMPO – DPMNE-ja nuk fiton 62 ulëse, BDI-ja do të kërkojë postin e kryeministrit, presidentit, ose të kryetarit të Kuvendit”, tha Gruevski.

Në bazë të regjistrimit të fundit të popullsisë që është bërë në vitin 2002, shqiptarët përbëjnë 25.2 për qind të popullsisë në Maqedoni.

Kurse prej shpalljes së pavarësisë së Maqedonisë në fillim të viteve 90-ta, sipas një rregulli të pashkruar dy partitë më të mëdha nga dy etnitë formojnë qeverinë.

Në fundjavë, të gjithë përfaqësuesit të partive politike kanë rënë dakord se zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen më 27 prill, së bashku me raundin e dytë të votimit për zgjedhjet presidenciale.

Marrëveshja u bë e qartë pasi BDI-ja parashtroi iniciativë për zgjedhje të parakohshme në parlament të premten, me arsyetimin se VMRO DPMNE-ja kishte injoruar idenë e saj për një kandidat të përbashkët për president.

Megjithatë, disa parti të opozitës e përshkruan krizën e dukshme në mes të VMRO DPMNE-së dhe BDI-së si një fabrikim i paracaktuar mes tyre, në mënyrë që të kenë një arsyetim për të shpallur zgjedhje të parakohshme.

Sipas një sondazhi të realizuar kohët e fundit në Maqedoni, VMRO DPMNE-ja dhe BDI-ja mund të fitojnë më së shumti vota në krahasim me partitë e tjera.

Për kryeministrin Gruevski, i cili e mban këtë post prej viti 2006, kjo do të jetë hera e tretë i cili i sfidon partitë opozitare në vend.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoni janë mbajtur në vitin 2011, edhe pse Gruevski fitoi, partia më e madhe opozitare Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (SDSM) i ka bërë një konkurrencë të fortë partisë së Gruevskit.

Aktualisht, VMRO DPMNE-ja ka 56 deputetë në Kuvend, SDSM-ja 42, BDI-ja 14 dhe Partia Demokratike Shqiptare e opozitës 8.