Akuzohet për 55 Vepra Penale (TV)

Sipas Kodit Penal të Kosovës, vepra penale Vjedhje e pylli dënohet me gjobë dhe burgim deri në tre vjet, varësisht nga mënyra e kryerjes dhe sasia e drusore e prerë.

Sipas gjykatës, përkundër thirrjeve që të paraqitet në këtë institucion Sahit Haliti nuk u është përgjigjur autoriteteve, andaj ndaj tij ka pasur edhe fletarrest.

I pandehuri Haliti i tha Gazetës Jeta në Kosovë, se me shitjen e druve i mban 9 anëtarë të familjes.

“Nuk kam të ardhura tjera, nuk kam ka t’ia mbaj”, u shpreh Haliti.

Bashkë me Sahit Halitin, Policia e Kosovës ka arrestuar të premten edhe 14 të akuzuar të tjerë për vjedhje pylli, derisa 6 prej tyre janë liruar, sepse kanë paguar dënimet e shqiptuara nga gjykata.

Nëntë të akuzuarit tjerë gjykata i ka dërguar në paraburgim.