Gashi Dorëhiqet nga Posti i Rektorit

“Kërkesën time për dorëheqje ia kam përcjellur para pak minutash Këshillit Drejtues të universitetit”, deklaroi Gashi për Radio Televizionin e Kosovës. 

“Shpresoj se në krye të UP, të vijë një rektor edhe më i përgjegjshëm se unë”, shtoi ai.

Dorëheqja e tij erdhi pas dy javësh protesta të mbajtura nga studentët e Universitetiti të Prishtinës, të cilat gjatë ditës së premte kanë esaklaur në dhunë.  

“E kam marrë vendimin sado që grupi i studenteve ka qene i vogël. Por edhe në qoftë se një student e kërkon këtë (dorëheqjen) me këmbëngulje atëherë rektori këtë duhet ta bëjë”, tha Gashi.

“Dorëheqja është akt moral, dhe jam i bindur se do i shërbej normalizimit, si dhe verifikimit te doktoraturave”, shtoi Gashi.