Shkolla Gjysmė e Re dhe Gjysmė e Vjetėr (TV)

nga   Naim Haxhosaj
© Tė drejtat autoriale

Para tre vjetėsh Komuna e Pejės ka ndėrtuar njė aneks tė ri tė shkollės “Ramiz Sadiku”, ndėrsa pjesa e vjetėr e kėsaj shkolle ka mbetur e paprekur, duke e ndarė kėtė shkollė nė dy botėra tė ndryshme. Kjo shkollė ėshtė po ashtu nė listėn e shkollave qė do tė rinovohen me fondet e BE-sė, nė kuadėr tė projektit pėr efiēiencė tė energjisė. Por drejtori i shkollės dhe ai i arsimit nė komunėn e Pejės nuk e dinė as kush ėshtė donatori dhe kėtė donacion ia veshin njė agjencie tjetėr tė huaj qė vepron nė Kosovė.

Nxėnėsit e shkollės “Ramiz Sadiku” nė Pejė mėsojnė nė dy ambiente krejtėsisht tė ndryshme, ndonėse nė tė njėjtėn shkollė. Cikli i klasave tė larta, ose shkolla e mesme e ulėt, mėson nė ambiente tė shkatėrruara dhe tė vjetruara nė pėrmasa shqetėsuese, pėrderisa cikli i ulėt, ose shkolla fillore mėson nė aneksin e ri, me ambiente komode.

Gjysma e vjetėr e objektit mban brenda vetes edhe nxėnėsit e Shkollės sė Mesme tė Mjekėsisė qė nga paslufta, njė shkollė kjo qė kurrė nuk ka pasur objekt tė vetin.

Autoritetet komunale dhe udhėheqja e shkollės, thonė se mbetja e kėsaj pjese nė kėtė gjendje ka ndodhur pėr shkak tė vonesės sė njė donacioni.

Arif Ademaj, drejtor i shkollės, tregon se nė objektin e vjetėr mėsim mbajnė 7 paralele tė shkollės “Ramiz Sadiku” dhe 21 paralele tė shkollės sė mesme tė mjekėsisė.

Sipas tij sė bashku me disa kthina qė nuk duhej numėruar as si klasa, janė 12 salla mėsimi nė gjendje shumė tė rėndė.

Drejtori i shkollės ngatėrron donatorin

Drejtori thotė se pas njė investimi, i cili ishte bėrė nė mėnyrė sipėrfaqėsore pas luftės, duke lėnė peng gjendjen e kėsaj shkolle, njė donacion i USAID-it prej rreth 280 mijė eurosh, mendohet se do ta rregullojė kėtė objekt. Ademaj shpreson qė ky donacion do tė fillojė tė implementohet sa mė shpejt qė ėshtė e mundur.

Por kur ėshtė fjala te dhuruesi i donacionit, del se drejtori e ka gabim, sepse donacioni sipas Arbėr Morinės zėdhėnės nė Ministrinė e Arsimit ėshtė dhėnė nga zyra e BE-sė.

“Projekti nė fjalė ėshtė i zyrės sė BE-sė dhe ėshtė dhėnė pėr gjithsej 63 shkolla nga mbarė Kosova dhe dy spitale, Klinikėn kirurgjike, dhe atė interne nė QKUK-sė nė Prishtinė, me vlerė totale tė projektit tė dizajnimit dhe ndėrtimit prej 15 milionė e 203 mijė eurosh dhe ėshtė pėr efiēiencė tė energjisė”.

Morina thotė se para fillimit tė punėve tė ndėrtimit, tė gjithė drejtorėt e shkollave janė informuar pėr kėto aktivitete si dhe pėr gjetjen e shkollave zėvendėsuese pėr procesin mėsimor, gjatė periudhės sa zgjasin punimet.

“Tė gjithė janė pajtuar tė gjejnė opsionin mė tė mirė, nė rast se punimet do tė vazhdojnė gjatė dhe pas shtatorit”, i tha Gazetės Jeta nė Kosovė, Arbėr Morina.

Se shkolla “Ramiz Sadiku” e Pejės ėshtė pėrzgjedhur pėr rregullim nga Komisioni Evropian, nė mėnyrė qė mė pastaj nė ato ambiente tė kursehet energjia, e konfirmon pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė edhe Lumnie Demi, zėdhėnėse e Ministrisė sė Administrimit dhe Pushtetit Lokal MAPL.

Sipas Demit, aplikimi i masave tė efiēiencės sė energjisė nė kėtė shkollė pritet tė nisė nė vitin 2014. Deri atėherė shkolla duhet tė jetė e rregulluar pėr zbatimin  masave tė tilla.

I pyetur mė vonė rreth donacionit, Arif Ademaj thotė se nuk ėshtė i sigurt se kush e ka dhėnė donacionin, sepse nuk ka marrė asgjė me shkrim.

 Ndėrsa Fatmire Tėrdevci, zyrtare pėr media nė Zyrėn e Komisionit Evropian nė Prishtinė, ka thėnė se nė mesin e kėtyre shkollave tė projektit pėr energji efiēiente, janė edhe shkollat fillore “Ramiz Sadiku” dhe ajo “8 Marsi” nė Pejė, tė cilat sipas saj, si datė tė fillimit tė punimeve kanė 28 prillin e vitit 2014, pėrkatėsisht 12 majin.

Sipas Tėrdevcit me punimet e parapara nė kėtė projekt, do tė bėhet ndėrrimi i dyerve, dritareve, nyjeve sanitare, dyshemeve, pullazeve, lyerjes dhe izolimit tė mureve, e tė tjera.

Edhe Ismail Shala drejtor i Arsimit nė Komunėn e Pejės gjatė mandatit tė Ali Berishės, mendon se donacioni ėshtė i USAID-it.
 
“Ne nė vitin e kaluar kemi fituar njė donacion nga USAID-i me vlerė prej rreth 200 mijė euro qė ėshtė pėr shkollėn “Ramiz Sadiku”, mirėpo me qė kėto para janė tė ardhura si donacion, ato janė shtyrė pėr projekte pėr kėtė vit dhe fillojnė prej dhjetorit tė kėtij viti”, thotė ai.

I pyetur mė vonė nėse ky donacion ėshtė i BE-sė, Shala tha se “unė e di qė ėshtė nga USAID-i”.

USAID-i ka thėnė se nuk ka projekt pėr shkollėn “Ramiz Sadiku” tė Pejės.

Salla e Edukatės Fizike nė Bodrum

Ndėrkohė mėsimdhėnėsit e kėsaj shkolle thonė se ajo nuk plotėson as kushtet elementare pėr proces mėsimor.

Bardh Hoxha, mėsimdhėnės i lėndės sė Artit Figurativ nė kėtė shkollė ka thėnė se ky objekt nuk i pėrmbushė as pėr sė afėrmi kushtet pėr mėsim, duke pasur njė inventar tė dėmtuar dhe enterier tė shkatėrruar.

“Nxemjet janė me stufa, dyshemetė e vjetra para 40 vjetėsh, dyert janė tė shkatėrruara, tabelat e ēara dhe kjo gjendje reflekton nė disponimin e nxėnėsve dhe nė mėsimnxėnie, qė ndikon nė mbarėvajtjen e procesit mėsimor”, thotė ai.

Edhe profesori i edukatės fizike nė Shkollėn e Mesme tė Mjekėsisė, Albert Husaj gjendjen e ka vlerėsuar tė mjerueshme.

“Ma herėt kjo ka qenė si podrum dhe me angazhimin e stafit tė shkollės ne e kemi bėrė njė intervenim sa pėr tė pasur hapėsirė pėr orėt e edukatės fizike, ndėrkaq gjendja nė kėtė sallė ėshtė shumė e rėndė, duke filluar nga shkallėt, korridori i sallės dhe salla nė pėrgjithėsi”, thotė ai.

Fatlum Kelmendi nga Peja i cili ka tri vajza nė shkollėn “Ramiz Sadiku”, thotė se gjendja e objektit tė shkollės ėshtė e mjerueshme.

Ai ka treguar qė tė kishte kėrkuar nga ana e mėsimdhėnėsit tė edukatės fizike qė fėmijėt e tij tė mos mbajnė orėn e edukatės fizike nė podrumin e improvizuar si sallė tė edukatės fizike.

Ngjitur me aneksin e vjetėr tė shkollės fillore “Ramiz Sadiku”, Komuna e Pejės tre vjet mė pėrpara ka ndėrtuar njė aneks tė ri tė shkollės, pėr tė zbutur gjendjen e rėndė tė vijimit tė mėsimit  nga ana e dy shkollave, asaj fillore dhe asaj tė mesme tė mjekėsisė, pasi qė kjo e fundit qė nga paslufta nė mungesė tė njė objekti tė saj, mban mėsimin nė kėtė objekt.

Veneta Gjuka-Gafurri mėsimdhėnėse e klasės sė dytė, e cila punon nė kushte shumė tė mira nė aneksin e ri tė shkollės, ka thėnė se gjendja e shkollės nė tė cilėn ajo punon ėshtė shumė e mirė.

“Nė klasėn tonė kushtet janė tė mira, do tė thotė nuk kemi ankesa siē po e shihni edhe vetė, objekti ėshtė i ri dhe tė gjitha tjerat, si bankat, dritaret, dollapėt e tė tjera”, tha ajo.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė Takohet me Liderė Kosovarė
    Shiko arkivėn