Shqipëria Me Borxh Shlyen Borxhin

“Ne po negociojmë  me Bankën Botërore dhe FMN-n për 300 milionë dollarë në vit, për tre vjetët e ardhshëm, për një borxh total  nga 900 milionë deri në 1 miliard dollarë”, tha Cani.

Sipas Canit, në mënyrë që të  jepet garanci për borxhin, Shqipëria duhet të mbledhë të ardhura  shtesë nëpërmjet rritjes së taksës. Megjithatë, ai nuk foli për masa shtrënguese të ngjashme me ato që Greqisë  iu desh të ndërmarrë si pjesë e borxhit të FMN-së.

“Ky nuk është një variant si ai grek, sepse ne nuk po i prekim rrogat e sektorit publik dhe po i rrisim pensionet paksa, ne gjithashtu i hoqëm taksat për bizneset e vogla dhe e ulëm taksën e tyre mbi të ardhurat nga 10 në 7,5 për qind”, shtoi ai.

“Por negociatat kërkojnë që paketa jonë fiskale të prodhojë një shtesë prej 180 milionë lekë (128 milionë euro) në vit”, tha ministri.

Në vitin 2014, qeveria planifikon të ketë një deficit buxhetor prej 95.6 miliardë lekë (680 milionë euro), në mënyrë që të tejkalojë koston e punëve të papaguara kontraktuesve, të grumbulluara nga qeveria e shkuar e qendrës së djathtë.

Buxheti total për 2014-ën, që është pranë aprovimit në parlament nga fundi i vitit, është 460 miliardë lekë (3.27 miliardë euro) me të ardhura të pritura në total 364 miliardë lekë (2,59 miliardë euro).

Deficiti buxhetor për 2014-ën, në këtë mënyrë do të mbërrijë 6,9 për qind të GDP-së.